Gjermania përmes të dërguarit të vetë special në Beograd sjell porosinë

Lajme

Gjermania përmes të dërguarit të vetë special në Beograd sjell porosinë

Nga: F. B. Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:45
Manuel Saracin

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin perëndimor Manuel Saracin para arritjes në Beograd ka deklaruar se “Serbia është më afër Gjermanisë edhe BE-së se Rusisë. Ai vjen në vizitë dhe me vete sjell porosi të qartë", shkruan “Danas” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

“Mbështetja jonë financiare dhe investimet janë më të larta, po ashtu ne na intereson shumë zhvillimi social dhe ai ekonomik, Kuptohet se mjetet që ne japim dhe angazhimi ynë në vendet kandidate janë më të mëdha se bie fjala në vendet që janë partnere në lindje”, tha ai.

Ai ka nënvizuar se “është plotësisht e qartë se pas sulmit të Rusisë në Ukrainë qëndrimi pro rus është i papajtueshëm me statusin e kandidatit”.

“Nuk mund të uleni në dy karrige që janë me milje larg njëra nga tjetra. Përveç kësaj, konsideroj se Serbia e di mjaft mirë se është në interesin e saj që sa më shpejtë të lirohet nga varshmëria e këtij regjimi të paskrupullt”, tha Saracin.

Siç shtoi ai “natyrisht se ka reperkusione në vendimin e subjekteve afariste nëse vendi mban pakthyeshëm kursin evropian apo jo”.

"Kjo është çështje e thjeshtë e vlerësimit të rrezikut dhe dobisë., Që nga fillimi i invadimit rus në Ukrainë, afaristët po pyesin dhe interesohen nëse Serbia si destinacion i investimeve iu ka bashkuar qëndrimeve evropiane dhe a do ta bëjë këtë në të ardhmen. Prandaj është kyçe që Serbia të merr qëndrimin e vetë”, tha Saracin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat