Kosovën po na e marrin edhe për shkak të pasurisë minerale

Lajme

Kosovën po na e marrin edhe për shkak të pasurisë minerale

Nga: F. B. Më: 10 maj 2022 Në ora: 11:34
Trepça

Potenciali mineral lëndë e parë në Kosovë janë me rëndësi ekonomike strategjike dhe përbëjnë një kapital vlera reale e të cilit otitet me shfrytëzimin e resurseve minerale evropiane shprehet akademiku Slobodan Vujiç nga Instituti i Minierave në Beograd, që vlerëson rezervat e qymyrit në 12,5 miliardë ton, që si thotë ai Serbisë do i mjaftonin për 180 vite, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Një nga shkaqet e rrëmbimit të Kosovës është pasuria e saj minerale, që ndodhet atje, por cilat minerale mund të shfrytëzohen atje si dhe cila është vlera e tyre  është e pamundshme të vlerësohet shprehet Vujiç.

Lista e gjatë e thesareve

Deri në vitin 1999 në Kosovë janë shfrytëzuar mineralet e plumbit, zingut, argjendit, arit, niklit, aluminiumit (boksiti), kromi, magneziti, asbesti, kaolina, lëndët të para të ndërtimit, uji termal dhe qymyri. Por ka pasur edhe gjetje të indiumit, germaniumit, galiumit, taliumit, kadmiumit, kallajit etj. Gjatë shekullit të shkuar në minierat në Stan Terg, Novo berd, Kishnicë, belo bordo, Badovc dhe Crnac janë prodhuar 102 ton shumë minerash të plumbit, zingut, argjendit, arit, kadmiumit bismutit etj.

Sipas tij vetëm në Stan terg në përbërjen e mineraleve ka pasur 2.1 milion ton plumb, 1.4 milion ton zink dhe mbi 3 mijë e 250 ton argjend, por thesar atje llogaritet edhe qymyri që shtrihet në 60 për qind të gjithë territorit të Kosovës thotë ai.

Rezervat gjeologjike të qymyrit llogariten nga 12,5 deri në 14 miliardë ton, por e shprehur në naftë si ekuivalent energjetik llogaritet në 2,37-2,65 miliardë ton. Deri tash u gërmua vetëm rreth 241 milion ton qymyr apo 1,8 për qind e rezervës gjeologjike thotë prof. Vujiç, që drejton shkrimin e monografisë së Institutit mineral në Beograd "Kompleksi mineral dhe lëndor i Kosovës” ku marrin pjesë 11 autor edhe recensent.

Vujiç shprehet se gjendja aktuale e resurseve të metaleve të çmuara nuk bëhet në mungesë të studimeve dhe shfrytëzimit të deritashëm. Nga ana tjetër vlerësimi bazohet në përvojën dhe njohuritë  thonë se Kosova është hapësirë me potencial të madh mineral, bie fjala vetëm rezervat e qymyrit do i mjaftonin Serbisë për 180 vjet shfrytëzim të vazhdueshëm.

Kapital i madh

Pas luftës së dytë botërore minierat si degë e zhvillimit ekonomik përbënte bazën për zhvillimin dhe përparimin e vendit, të gjitha kontributet e minierave nga Kosova si pjesë e integruar e  minierave të Serbisë nuk mund të tregohen me numra, minierat kishin rol kyç edhe në zgjidhjen e çështjeve demografike, sociale, zhvillimore, kontribuuan në ruajtjen e sovranitetit dhe balansit të jashtëm tregtar. Po ashtu edhe kontribut në ndërtimin e industrive dhe shfrytëzimin e mineraleve, infrastrukturës rrugore, hekurudhore, investimeve në shëndetësi, furnizim me ujë, arsim, kulturë, sport, turizëm arkeologji e shumë fusha tjera, shprehet Vujiç.

Në pyetjen nëse këto pasuri nëntokësore  janë shkaku i marrjes së Kosovës, një nga shkaqet është s shkalla e shfrytëzimit të resurseve minerale në Evropë është në shterrje ndërsa sovranitet dhe zhvillim teknologjik pa minerale nuk ka.

“Përveç këtyre mineraleve është padyshim edhe apetit për interes në planin gjeo-politik, ushtarak dhe elementet tjera që motivohen për marrjen e territorit të vendit tonë. Me mbrojtjen  e pasurive tona, ne mbrojmë edhe interesat kombëtare. Paprekshmëria e pasurive kërkon zgjidhjen e problemit në lidhje me Kosovës por nuk guxon të anashkalohet  thesari nëntokësor i pasurive minerale” thotë ai.

Ai përkujton edhe në investimet shtetërore të ndërtimit dhe zhvillimit të minierave në Kosovë të mbështetur me ekspertë, dije edhe krijimtarisë të energjisë minerale, ekspertëve gjeolog dhe fushave tjera para së gjithave nga Beogradi.

“Si shembull Instituti mineral në Beograd në periudhën ndërmjet viteve 1960 deri 200 ishte i angazhuar në 1.439 projekte të minierave në Kosovë, duke ri-konstruktuar edhe ndërtuar të gjitha minierat atje” shprehet akademiku Vujiq.

Në Kosovë deri në vitin 1999 janë shfrytëzuar këto minerale : qymyri, plumbi, zinku, argjendi, ari, nikel, boksiti, kromi, magneziti, asbesti, kaolini dhe minerale e lëndë tjera ndërtimore. Janë vërejtur edhe paraqitje të mineraleve tjera të kërkuara si : indium, germanium, galium, talium, kadmium dhe kallaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat