Gjykata Kushtetuese dhe Supreme e Kosovës në konferencë të përbashkët me gjykatat homologe nga Shqipëria

Lajme

Gjykata Kushtetuese dhe Supreme e Kosovës në konferencë të përbashkët me gjykatat homologe nga Shqipëria

Më: 16 maj 2022 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar “IRZ”, organizon konferencën e përbashkët me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, dhe me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, në temën: “Ndërveprimi i juridiksionit gjyqësor dhe kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës: Përvoja nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania”.

Kjo është konferenca e parë e përbashkët e kësaj natyre që organizohet ndërmjet gjykatave simotra të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet në “Hotel Emerald” në Prishtinë, më 17 dhe 18 maj 2022, me fillim në ora 09:30.

Krahas gjyqtarëve nga Kosova dhe Shqipëria, prezantues në këtë konferencë dhe njëherësh moderator i një prej paneleve për diskutim, do të jetë edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Prof. dr. Reinhard Gaier.

Ftohet përfaqësuesi i medias tuaj për të marr pamje nga fillimi i punimeve të konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat