Osmani e Gjukanoviq pjesëmarrës në aktivitetin kulturor me rastin e Ditëve të komunitetit malazez

Lajme

Osmani e Gjukanoviq pjesëmarrës në aktivitetin kulturor me rastin e Ditëve të komunitetit malazez

Më: 19 maj 2022 Në ora: 10:09
Vjosa Osmani dhe Milo Gjukanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq , do të marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez  në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin për media, ky aktivitet do të mbahet sot në orën 16:30 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Ndryshe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, të mërkurën nisi vizitën dy ditore në Kosovë, që është e para në karrierën e tij të gjatë politike.

Presidentja Vjosa Osmani, ishte nikoqirja e parë e mysafirit nga Podgorica, të cilin e priti me ceremoni shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat