Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët

Lajme

Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët

Më: 20 maj 2022 Në ora: 21:08
Ilustrim

Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg. Për nevoja personale e biznesore, qytetarët e shihnin si një mjet të vetëm për sigurimin e energjisë elektrike.

Por, shtrenjtimi i kësaj të fundit, bëri që të largohen edhe reduktimet.

Rikthimi i tyre po paralajmërohet nga KOSTT, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës për bllokimin e tarifave të rritura të energjisë elektrike.

Ky paralajmërim nuk po u pëlqen fare atyre që do të dëmtoheshin më së shumti.

Tek disa prej tyre, vetëm kur po përmendet paralajmërimi për reduktime, po shkakton nervozë.

Dikush po kërkon veprim direkt nga institucionet e Kosovës, në rast që rikthehen ndërprerjet e rrymës.

E nga një prej komunave që reaguan menjëherë për vendimin e shtrenjtimit të tarifave, shprehen të lumtur me vendimin e Gjykatave të Kosovës.

Kjo po shihet si një betejë e fituar nga ta.

Televizioni gjatë së premtes ka provuar të marr edhe një qendrim nga KEDS në lidhje me këtë paralajmërim të KOSTT, mirëpo të njejtit nuk kanë qenë të qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat