Pas vrasjes së mikut të tij në Ferizaj, reagon Fero

Lajme

Pas vrasjes së mikut të tij në Ferizaj, reagon Fero

Më: 28 maj 2022 Në ora: 10:46
Fero dhe viktima, Gazmend Hyseni

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.

Gazeta Insajderi mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella.

Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Burime të medias konfirmojnë se Hyseni kishte lidhje me reperin Buta në një periudhë kohore por pas disa konfliktesh, rrugët e tyre u ndanë.

I njejti, kohët e fundit u shoqërua me reperin tjetër kosovar, Fero i cili dihet se është në “luftë” me Butën.

Miqësia mes “Strellës” dhe Feros konfirmohet edhe nga postimi i fundit i artistit në Instagram.

I cili ka shprehur ngushëllime për mikun e tij “Allahu në xhenet vlla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat