“Putini do e kallë b... e vet dhe Rusinë, Ukraina dhe Perëndimit e kanë zënë në befasi”

Lajme

“Putini do e kallë b... e vet dhe Rusinë, Ukraina dhe Perëndimit e kanë zënë në befasi”

Nga: N. Sh. Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:29
Vladimir Putin

Tashmë disa muaj po bëhen që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kur Rusia filloi pushtimin e saj, por që, nuk i doli ashtu siç e mendoi.

Shtetet Perëndimore i ndihmuan aq shumë Ukrainën me ndihma, para e armatim sa që Rusia u befasua.

E gjithë bota filloi me sanksione të ashpra kundër shtetit dhe oligarkëve rusë.

Por në fund të kësaj lufte të ashpër që po zhvillohet do të dal fituese Ukraina.

Kështu shkruan veprimtari i LDK-së, Halil Geci në një shkrim të publikaur në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se, fitorja e Ukrainës është fitore e gjithë botës.

Sipas tij, matematika e Vladimir Putinit ka dështuar në Ukrainë dhe nga kjo luftë do të dal i humbur.

Geci ndër tjera në këtë shkrim shkruan se, tashmë SHBA-së i ka mbetur që ta ligë e sanksionojë edhe Kinën dhe sipas tij, më bota nuk do të ketë rrezikë.

Shkrimi i plotë:

Fitorja në Ukrainë është fitorja e gjithë botës, po ashtu edhe humbja  e luftës në Ukrainë është humbje e gjithë botës

Putini ka hyrë në Ukrainë dhe ka mbetur si fana në taravi…!

Hyrja në luftë e Rusisë me Ukrainën, dhe tentimi për ta pushtuar një popull vëlla që deri dje kanë qenë së bashku nëpër shekuj, ka qenë një gabim i Putinit!

Rusia si supërfuqi me sa shohë unë nuk po e përdorë në Ukrainë  armatimin, të cilin armatim do ta përdorte sikur të ishte me të tjerët, për ndryshe Ukrainën do ta bënte vend për patate.

Unë e shohë rrezikun e agresionit Rusë shumë ma i madh te Polonia dhe shtetet baltike.

Ndihma e Perëndimit me armatime dhe logjistikë në përkrahje të Ukrainës është e pa parë, Putinin e ka zënë në befasi, as ai nuk e ka besuar se Ukraina do të përkrahet nga e gjithë bota.

Prandaj në Ukrainë po mbrohet liria e gjithë botës.

Shkelja e sovranitetit dhe lufta për lirinë e Ukrainës do e definojë  rrugetimin e ri botëror, e gjithë bota e ka pa se Ukraina po digjet pse nuk po e lejon veten të bie nën tutelen ruse.

Një popull që po sakrifikohet në mbrojtje të lirisë dhe të atdheut, ai e meriton përkrahjen e të gjithëve, prandaj edhe po përkrahet, kjo i bjen në forklorin tonë shqipetar kështu:

Ukrainë mori bi, t’i hin në luftë unë po rri, sa për pushkë e për fishek, krisja fort e mos ki dert, se babloku të bjen apet.

Se a len Rusia që perëndimi dhe Amerika me k…. e Ukrainës mi shkërdhy e me ja zhvesh tlinat Putinit dhe Rusisë pak si në geee.

Mu për atë po them se Putinit kësaj here matematika i ka dështuar, dhe u hy në luftë dhe i kanë dalur llogari tjera.

Si duket lufta në Ukrainë do të mbyllet me fitore.

Nëse lufta në Ukrainë do të përfundonte me fitoiren e Ukrainës, e që shpresoj shumë se do të fiton, por s’jam i sigurt se Ukraina do të fitojë ngase Rusia ma nuk do të jetë superfuqi, ngase armët bërthamore të Rusisë do mbesin muze kurse superfuqit tjera do e avansojnë teknologjinë e tyre, e Rusia për një kohë të gjatë do haj  buk e kryp, e turpëruar me sanksione dhe kokë ulur e dmth e zhveshur pa tlina me prapanicë të lagur.

Prandaj dyshoj shumë se Putini ka hy në një rrugë të rrezikshme!?

Dhe fort i frikësohem shkrepjes atomike ku fundin vetëm Zoti do e di.

Prandaj them dhe jam fort i bindur se nëse fiton Ukraina do të fitoi e gjithë bota.

Po shihet haptazi se bota është e bashkuar ma fort se asnjë herë ma parë. Rusia është e rrethuar nga të gjitha anët nga detet dhe oqeanet NATO-ja, në gjendje gaditshmërie, Rusia dhe Putini e ka bashkuar gjithë botën rreth Ukrainës.

Putini edhe mundet t’i shkrep armët nukleare, por edhe të tjerët janë të gatshëm t’i përgjigjen Rusisë me të njëjtat armë, një pjesë e botës nuk do të ekziston, ashtu siç nuk do të ekziston as Rusia.

Në këtë pikë jam i bindur se Putini do të përfundon i vdekur me metodat që ai i vriste kundërshtarët e vet, ngase jam fort i bindur se në rrethin Putinit ka atdhetarë që e duan Rusinë të jetë në këmbë e jo të humbur…!

Nëse Perëndimi e duron Rusinë të pushtojë dhe t’i shtypë sovranitetin e të vegjlve, vlerat demokratike në këte botë nuk vlejnë.

Atëherë kjo botë do jetë e pa vlerë, popujt e vegjël do të shkrihen dhe tretën në barkun e peshkaqenëve të mdhenj.

Këtu qëndron pika e vlimit ku perëndimi nuk do e lejon Rusinë të gllabroj toka e të shtypë popuj, e në tjetrën anë ka harruar Putini kur zgerdhihej kur ia futi flakën shtëpisë të bardhë përmes Gellovit rus Trampit.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ja ka mbaruar çorben Amerikës, Anglisë dhe krejt botës demokratike, duke mos e lejuar Putinin t’i vras vlerat elementare të lirisë dhe demokracisë në një anë.

Dhe në tjetrën anë ju ka ardhur shansa për ta ligur e gjunjëzuar Rusinë ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Amerikës i ka mbetur ta ligë e sanksionoj edhe Kinën dhe bota ma nuk do ketë rrezik, dhe pikërisht Amerika dhe aleatet e saj nuk do e humbin këte shansë, dhe Rusia o ka me ulur bishtin, e nuk ka me ekzistuar, nëse tenton të kryej punë me armë nukleare, perëndimi do t’i përgjigjet me të njëjten monedhë.

Nëse perëndimi derëzohet para një diktatori të ri të shekullit 21 i llojit të Hitlerit më nuk do të ekzistojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Amerika dhe aleatet e NATO-s e kan kuptuar se Putini ka ambicie të mëdha jo veç për ta pushtur dhe për ta ndarë Ukrainen në pjesët rusofolse por do t’i shtrinë ambicet e ti deri atje kur dikur ishte i zgjëruar Pakti i Vërshaves.

Bota perëndimore duhet ta di se nëse nuk gjejnë forma për ta frenuar  Hitlerin e ri do të “kapitullojë e gjithë bota për shkak të Putinit”.

Kështu së paku tha: ish presidenti i Ukrainës, Poroshenko me deklaratë për Rusinë.

Në mes këtyre dy rrugëve Putinin e shohë në siklet, a me ja q. nënë vetes dhe dhe krejt Rusisë dhe krejt kësaj bote, a me ulur bishtin ndërmjet këmbëve dhe me lyp diçka që ka qenë e mundur të kryhet edhe pa e shkrepur asnjë plumbë.

Ajo çka do të kërkoi Putini në fund të luftës e cila do të rezulton me humbje për Rusinë, do të jetë mos anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Krimen dhe pjesët e pushtuara do t’i lëshoj i dhirë e i q.. duke kërkuar garanci që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO.

Në të kundërten Rusia dhe Putini si njëra superfuqi më e madhe bërthamore do e kallë botën…. por edhe b... e vet dhe krejt Rusinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat