Lavrov nuk u lejua të shkojë në Serbi, për Kosovën flet nga Moska

Lajme

Lavrov nuk u lejua të shkojë në Serbi, për Kosovën flet nga Moska

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:20
Sergei Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, anuloi vizitën e planifikuar për në Serbi më 6 dhe 7 qershor.

Bullgaria,Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, nuk lejuan avionin qeveritar të  Lavrov që është njëri nga njerëzit më të sanksionuar në botë, të kaloj nëpër hapësirën e tyre ajrore.

Nëpërmjet një paraqitjeje për media nga Moska, krye diplomati rus tha se “ kurrë se kishte imagjinuar që nuk do i lejohej aterrimi në Beograd”

“Ata që marrin vendime në BE, nuk donin që ne ti japim mbështetje Beogradit mes tjerash edhe për nismën e tij “Ballkani i Hapur”. Tani të gjithë e kanë të qartë që NATO dhe Bashkimi Evropian duan ta kthejnë  Ballkanin në projekt të tyre i quajtur  “Ballkani i Mbyllur”,tha Lavrov.

Në paraqitjen e gjatë kreu i diplomacisë së Kremlinit,disa herë e përmendi Kosovën.

Foli për atë sesi kosovarët pa referendum shpallën pavarësinë, dhe sesi Brukseli zyrtar ka mashtruar sipas tij edhe serbët në Kosovë edhe rusët në Ukrainë.

“Brukseli zyrtarisht ka premtuar që do përkrah statusin special për veriun e Kosovës dhe për rajonin Donbas në Ukrainë. Me këtë serbëve në Kosovë e rusëve në Donbas do ju lejohej përdorimi e shkollimi në gjuhën e tyre dhe lidhjet ekonomike. Në rastin e Kosovës lidhja e serbëve me Serbinë, e rastin tjetër lidhja e rusëve nga lindja e Ukrainës me Rusinë. Në të dy rastet BE-ja ka përjetuar dështim të turpshëm”

Ndërkohë presidenti i Serbisë,Aleksandar Vuçiq, priti ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harçenko, qysh mëngjesin e së hënës.

Vuçiqi njoftoi se mysafiri i dha një dokument ku ”detajohet” se pse Lavrovi nuk erdhi për vizitë që planifikohej të ishte dy ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat