Sot dhe nesër samiti i “Ballkanit të Hapur”, mungon vetëm Kosova

Lajme

Sot dhe nesër samiti i “Ballkanit të Hapur”, mungon vetëm Kosova

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:01
Ballkanit të Hapur

Më 7 e 8 qershor në Ohër do të mbahet mbahet samiti i radhës ndërmjet liderëve të shteteve pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Pos Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, tash do të marrin pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Këto dy shtete deri më tash e kanë kundërshtuar këtë iniciativë. E Kosova vazhdon ta kundërshtojë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, që Kosova t’i bashkohej kësaj iniciative.

Ndërkaq, nga presidenca kanë thënë të martën se “Ballkani i Hapur i shërben hegjemonisëë ruse”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat