Dështoi në Kosovë, tani edhe në Ukrainë – Putini e bën ‘të paguajë çmimin’ gjeneralin Andrey Serdyukov

Lajme

Dështoi në Kosovë, tani edhe në Ukrainë – Putini e bën ‘të paguajë çmimin’ gjeneralin Andrey Serdyukov

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:12
Andrey Serdyukov

Ukraina po pretendon se Vladimir Putin ka larguar nga detyra shefin e forcave të tij ajrore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë, të cilat vlerësohet se kanë arritur deri në 50,000.

Sipas mediave të huaja, gjeneral-koloneli Andrey Serdyukov, 60 vjeç, ka “paguar çmimin e ‘viktimave masive’ shkatërruese midis parashutistëve”, pretendojnë autoritetet ukrainase.

Spekulimet vijnë pasi një burim rus sugjeroi se humbjet e përgjithshme të vendit në Ukrainë janë afër 50,000 – dukshëm më të larta se shumica e vlerësimeve të tjera.

Gjeneral-koloneli Andrey Serdyukov, 60 vjeç, ka paguar çmimin e ‘viktimave masive’ shkatërruese midis parashutistëve rusë

Burime të pakonfirmuara ukrainase, të cituara nga zëdhënësi ushtarako-civil i Odessa, Serhiy Bratchuk, thonë se Putini e ka zëvendësuar atë me gjeneral-kolonelin Mikhail Teplinsky, 53 vjeç, shef aktual i shtabit të Qarkut Ushtarak Qendror, i cili ka lindur në rajonin e Donetsk.

Është vlerësuar se “shkarkimet e vazhdueshme dhe spastrimet e mundshme të brendshme të oficerëve të lartë rusë ka të ngjarë të degradojnë më tej aftësitë e dobëta të komandës dhe kontrollit rus dhe besimin e oficerëve rusë”.

Sidoqoftë, mediat botërore thonë se nuk ka pasur asnjë indikacion nga Moska se Serdyukov është shkarkuar.

Funerali për një ushtar rus 18-vjeçar në Urale, Rusi. Nëse janë të sakta, shifrat nënkuptojnë humbje të përgjithshme ushtarake prej 48,837 trupave.

Ai është një “Hero i Rusisë” – nderimi më i lartë i vendit – dhe shihet si një nga mendjet më të afta ushtarake të vendit.

Siç kujton Daily Mail, ai komandoi operacionin për aneksimin e Krimesë nga Ukraina në pranverën e vitit 2014 dhe raportohet se ka marrë pjesë në “përplasjen” në aeroportin e Prishtinës me forcat paqeruajtëse të NATO-s në vitin 1999 si një 37-vjeçar, kur trupat ruse u futën tinëzisht në aeroport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat