ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë e përdorues të telefonisë mobile

Lajme

ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë e përdorues të telefonisë mobile

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e parë të vitit 2022 (TM1- 2022).

Sipas këtij raporti numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë (TM1-2022) është 1,732,119 përkatësisht për –12.30% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2021) . Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2021 numri i përdoruesve është–2.57% me i ultë.

“Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 95.4% të numrit të popullsisë”, thuhet në raport.


Bie numri i parapaguesve të telefonisë fikse


Sikurse në TM4 2021 edhe në periudhën TM1 2022, ka vazhduar trendi rënës i parapaguesve të telefonisë fikse. Të dhënat për normën e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor janë 4.01% , raporton RTKlive.


Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së .
“Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2017 deri në TM1 2022 është paraqitur në figurën e mëposhtme. Nga të dhënat në figurën mund të vërehen ndryshimet ne strukturën e parapaguesve të telefonisë fikse, përkatësisht rënie e vazhdueshme për parapaguesit individualë në raport me parapaguesit e bizneseve”, thuhet në raport.


Ndërsa numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2022 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 370,079 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rënie prej 13,789 parapagues apo 3.59 % në krahasim me TM4 2021, respektivisht një rritje shumë e lehtë prej 1% në krahasim me periudhën TM1 2021.

Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 124.6%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.38%.


“Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM1 2022 ka arritur në 1 413,164 përdoruesish e që shënon një rënie prej 0.6% krahasuar me TM1 2021 përkatësisht rënie prej rreth 4.1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2021. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat