Përsëritja e zgjedhjeve, mbyllet vendvotimi numër 6 në Tërnoc të Madh

Lajme

Përsëritja e zgjedhjeve, mbyllet vendvotimi numër 6 në Tërnoc të Madh

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Qendra e votimit numër 6 në Tërnoc të Madh të Bujanocit është mbyllur në orën 20:00.

Gjatë ditës 1089 qytetarë me të drejtë vote kanë pasur rastin në përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas mediave nga Bujanoci, qendra e votimit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” është hapur me disa minuta vonesë, por procesi zgjedhor u zhvillua pa probleme.

Po sipas këtyre mediave, në këto zgjedhje kanë votuar 627 qytetarë dhe këtij numri duhet t'i shtohen edhe 140 vota të votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimit. Tani votat janë duke u numëruar dhe Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 609 vota për të siguruar një mandat në Kuvendin e Serbisë.

Përsëritja e zgjedhjeve është dashur të bëhej për herë të katërt në vendvotimin numër 6, të enjten më 23 qershor, por ato dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të komisionit, duke u shtyrë për ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat