E provokoi me pyetje, Abazoviq e deklason gazetarin serb

Lajme

E provokoi me pyetje, Abazoviq e deklason gazetarin serb

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:13
Dritan Abazoviq

Gjatë një paraqitje në televizionin publik serb RTS, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është përballur me një pyetje provokative nga gazetari serb i këtij televizioni.

Gjatë intervistës, gazetari ka ironizuar me Abazoviqin duke e pyetur se a vazhdojnë ende malazezët të thonë: “Ne dhe rusët 200 milionë?”

“Që kur di për veten, malazezët thonë: “Ne dhe rusët 200 milionë”. Si është situata numerike këto ditë?”, e ka pyetur gazetari serb Abazoviqin.

Kryeministri Abazoviq është përgjigjur në mënyrë epike duke thënë se tani në Mal të Zi ka ndryshuar situata dhe populli thotë: “Ne dhe Bashkimi Evropian 501 milionë”.

“Situata numerike këto ditë është se malazezët tani thonë: “Ne dhe Bashkimi Evropian 501 milionë”.

“Nuk e di si dëshironi të deklarohem, por malazezët kohë e fundit tani thonë: “Ne dhe Bashkimin Evropian 501 milionë. Nuk është keq, nuk është aspak”, ka thënë  tutje Abazoviq.

Abazoviq së fundmi ka qëndruar për vizitë zyrtare dyditore në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat