Ish-ministri i Kosovës pushime në Majorka me Bashkimin e Feliksave

Lajme

Ish-ministri i Kosovës pushime në Majorka me Bashkimin e Feliksave

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:52
Bashkim Osmani dhe Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kulturës dhe politikani që tashmë s’është aktiv, Astrit Haraqija, ka publikuar fotografi teksa shihet me një prej vëllezërve Osmani, Bashkimin duke shijuar pushimet në Majorka të Spanjës.

Vëllezërit Osmani kohëve të fundit kanë qenë cak i organeve ndërkombëtare të rendit dhe drejtësisë, si të dyshuar për përfshirje në trafik droge e parregullsi të tjera, ku edhe kanë përfunduar të arrestuar.

Megjithatë ditë më parë është liruar Bashkim Osmani, me të cilin edhe është fotografuar Haraqija.

Shkrimi i plotë:

“Të gjithë mund të heqin dorë,është gjëja më e kollajtë.

Por të rrish në këmbë, edhe atëherë kur tē gjithë do të kuptonin nëse do të dorëzohesh.

Kjo është forca e vertetë .

Jeto për ata qe te duan…

Lufto për ate qe do….

Harroji ata që te kanë harruar…..

B.O-A.H ✌️”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat