Serbët ankohen edhe për kontroll rutinore të policisë - Media serbe shkruan se janë kontrolluar deri në lëkurë një ekip..

Lajme

Serbët ankohen edhe për kontroll rutinore të policisë - Media serbe shkruan se janë kontrolluar deri në lëkurë një ekip..

Nga: F.B. Më: 3 korrik 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Gazeta “Novosti” ka publikuar lajmin se një ekip filmik ku përveç serbëve ishte edhe një norvegjez është “ndaluar” në kalimin kufitar dhe është kontrolluar deri në lëkurë, sipas gazetës ekipi filmik që ka disa kohë që punon në filmin dokumentar për vuajtjet e të burgosurve serbë të kampit në Norvegji me rastin e Vidovdanit ka vizituar Kosovën, transmeton “Bota Sot”.

Të i jepet publicitet dhe të ankohesh në kontrollin rutinor që e bënë secili vend në vendkalimet kufitare, posaçërisht kur diçka e tillë ndodhë në Kosovë, tashmë është bërë rutinë që të zmadhohet edhe jepet konotacion ndryshe qoftë edhe një kontrolli të rregullt.

Pas vizitës, gjatë kthimit sipas Branko Dimoviç Dimeski që ka prejardhje nga Kosova, por që punon e jeton me vite në Norvegji, kanë përjetuar sjellje skandaloze në kalimin administrativ.

“Regjisori Kjetil Palmkvist, profesori i historisë Gjorgje Bojaniç dhe unë ishim ka ktheheshim nga Kosova, ku serbëve në rajonin e Gjilanit iu shfaqëm disa nga pjesët e filmit për vuajtjet e të burgosurve serb në kampet në Norvegji. Por, ende të gjithë jemi nën ndikimin e asaj që na ka ndodhur në kalimin kufitar” tha Dimeski.

Sipas tij, ata ishin udhëtarët e vetëm të cilëve iu zbraz automobili dhe u kontrolluan “deri në lëkurë”.

“Në fund ata fotografuan edhe notesin që mbajë unë dhe më bënë të ditur se se e dinë se jam nga Gjilani. Në notes ishin emrat e serbëve të vrarë gjatë luftës së dytë botërore, të cilin ma kanë marrë”, thotë producenti.

Dimeski theksoi se secili hap i shqiptarëve është vërtetim i asaj që po shkruhet e flitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat