Janjiq demaskon pushtetin e Vuçiqit: Frikësim i opinionit

Lajme

Janjiq demaskon pushtetin e Vuçiqit: Frikësim i opinionit

Nga: F.B Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:49
Dushan Janjiq

Deklaratat e presidentit, kryeministrit dhe disa ministrave në Serbi se po përgatitet stuhi dhe sulm, po përsëriten tash e shumë herë. Çdo herë shqetësohen serbët e Kosovës dhe pas frikësimit zakonisht pranohet vendimi që merr Prishtina dhe kjo po bëhet model, ka deklaruar Dushan Janjiq nga Forumi për raporte etnike, shkruan media serbe.

"Stuhia, gremina,...këto janë fjalë të rënda që nxisin frikë edhe shqetësim, që u thanë edhe nga ministri Vulin duke përsëritur se Serbia nuk do lejojë dëbimin e serbëve nga Kosova. Se po përgatitet plan i sulmit mbi serbët ka deklaruar edhe Vuçiq, duke reaguar në vendimin e Prishtinës se të gjitha tabelat duhet ndërruar me ato të Kosovës".

"Nuk kërcënojmë, nuk ka luftë dhe përdorim të ushtrisë, por ju lusim më së miri që mos të tentoni të dëboni serbët nga veriu, mos tentoni që asnjë fëmijë mos të qajë, mos tentoni të përsëritni stuhinë se nuk përfundon mirë. Unë nganjëherë kam ndjenjën se BE dhe Prishtina janë çmendur, të marrë, a jeni normal me ju shkuar serbëve në shtëpi me ju marr automjetet, tabelat dhe të bëni këtë, e bëni si sundim i ligjit”, ka thënë ministri i policisë Vulin, transmeton “Bota sot”.

"Serbët e Kosovës jetojnë në frikë dhe pasiguri dhe retorika e tillë dinamike, përmendja e vazhdueshme e stuhisë aspak nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve", ka deklaruar ish-ministri për Kosovë Goran Bogdanoviç, duke shtuar se me këto deklarata shërbehet Vuçiq për të homogjenizuar serbët e Kosovës.

"Ju keni situatën e urdhëresës për të punësuarit në institucionet e shtetit të Serbisë në veri të Kosovës që nuk mund shfrytëzohet pushimi veror dhe nuk dihet për sa kohë zgjat kjo. Me gjasë duan të homogjenizohen banorët serb atje, më shumë se të frikësohen”, tha Bogdanoviç.

"Ngritja e temës teknike të tabelave, që shumica janë ndërruar në nivel politik dhe deklaratat dramatike tashmë janë parë", konsideron Janjiç dhe kjo shërben që palët të ruajnë status-quo dhe të ndryshohet situata në terren dhe "kjo është sikur tregimi për bariun edhe ujkun".

"Problemi në atë lojë është se kur paraqitet vërtetë ujku, askush nuk i del në ndihmë bariut, Vuçiq ka arrit në atë pikë që thirrjeve të tij, mos të ju besojë askush. Nuk do i shkojë në ndihmë askush as nga populli as opinioni, kur vërtet arrini tek vendimi serioz po ose jo në NATO”, tha Janjiq.

Kësaj sipas tij, duhet shtuar edhe zakonin që të udhëhiqet me frikë, "situata në terren në të vërtetë ndryshon nga Prishtina dhe nga loja me përparësi po del Kurti, që përfiton nga politika e reciprocitetit dhe të cilën po e aplikon".

"Ajo që këtu është çmimi shihet tek shqiptarët edhe serbët ku shpërndahet mosbesimi dhe frika nga njëri-tjetri, çmimi i kësaj është se të dy palët përfshihen nga mosbesimi dhe atmosfera jo e mirë për dialog por atë për konflikt. E kjo është thelbi i politikës së reciprocitetit, por në këtë nuk ka reagim nga Kuinti, e Amerika u përmbajt”, tha ai.

Përderisa Janiç shpreson se Kuinti do të kujtohet se politika e reciprocitetit nga Kurti dhe deri diku Vuçiq nuk shpie askund, Bogdanoviç thërret në kthimin në çështjet konkrete të jetës së qytetarëve në Kosovës dhe mbrojtjen e serbëve që jetojnë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat