Kryeministri Kurti takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo!

Lajme

Kryeministri Kurti takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo!

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 06:07
Kryeministri Kurti dhe ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

Në tryezën ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze “The Economist”, e cila po mbahet në Athinë, kryeministri Albin Kurti zhvilloi takim me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit dhe ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim u theksua miqësia dhe partneriteti i Kosovës me SHBA-në, nevoja për shtimin e investimeve ekonomike amerikane në Kosovë dhe hapat që po ndërmerr Kosova për të shtuar sigurinë dhe mbrojtjen. 

Kurti e njoftoi Pompeon me të arriturat e Kosovës sa i përket rritjes ekonomike, cilësisë së demokracisë dhe imazhit të Kosovës në botë. 

Tutje, në komunikatë potencohet se u diskutua edhe situata në Evropë e posaçërisht në Ballkan pas agresionit ushtarak të paprovokuar, ilegal e të pajustifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën. 

Lidhur me situatën në Evropë, të dy u pajtuan që Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë këtë luftë, që kontinenti evropian mbrohet më së miri me unitet të brendshëm dhe me urën transatlantike me SHBA-në dhe se Kosova është shembull suksesi i qëndrueshmërisë së popullit të saj dhe i ndërhyrjes së NATO-s.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat