Aksioni i Policisë në Shtërpcë, vjen reagimi nga Beogradi 

Lajme

Aksioni i Policisë në Shtërpcë, vjen reagimi nga Beogradi 

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Ka ardhur reagimi i zakonshëm nga Beogradi pas aksionit të Policisë së Kosovës në Shtërpcë, ku u hoqën dhe u sekuestruan kamerat e vendosura nga strukturat ilegale të Serbisë.

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe reagoi përmes një komunikate, ku aksioni i Policisë cilësohet si “sulm dhe presion ndaj serbëve”.

“Më shumë se 30 pjesëtarë të ROSU-së sot në mëngjes kanë bastisur Shtërpcën me qëllim të frikësimit dhe ngacmimit të serbëve në këtë komunë”, u tha në reagimin e lëshuar.

Kjo zyrë e udhëhequr nga kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se policët po ngjiten nëpër shtylla nga ku po i heqin kamerat e vëzhgimit që “nuk funksionojnë prej disa vitesh”.

“Ndonëse njësitë nga Prishtina e dinë shumë mirë se kamerat, të cilat janë instaluar “ligjërisht” para gati dhjetë vjetësh, nuk kanë qenë në funksion për një kohë të gjatë dhe këtë e kanë kontrolluar disa herë në ditët e kaluara, kjo u shërbeu si arsyetim që përsëri të hyjnë në Shtërpcë, për t’i ngacmuar njerëzit të cilët nuk mund të funksionojnë normalisht”, shkruan tutje zyra e Petkoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat