Mergimtares që vdiq sot në aksident me bashkëshortin e saj, para një jave i ka vdekur nëna

Lajme

Mergimtares që vdiq sot në aksident me bashkëshortin e saj, para një jave i ka vdekur nëna

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:02
Ilustrim

Nga familja Sopaj kanë folur për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Podujevë, ku u vdiqën dy familjarët dhe morën lëndime fëmijët e tyre.

Reshit Sopaj, djali i axhës së mërgimtarit që vdiq ka thënë se kontaktin e fundit me ta e kanë pasur sa kanë qenë në Gjermani.

Ai ka treguar se gruaja e djalit të axhës, e cila vdiq sot, kishte ardhur para një jave në Kosovë, pasi i kishte vdekur nëna.

“Para 1 ore kemi marrë vesh, kufomat janë në Prishtinë. Qysh ka shku deri te aksidenti sen s’dijmë. Kontakti i fundit ka qenë në Gjermani. E kam thirr në telefon, një vizë e kish pas djali me marr e tha deri t’mi del viza djalit, tha du me u nis për familje. Gruaja i ka ardh para një jave se nana i ka vdeke, e u kthy mënjëherë. Qe fati tash tu ardh në këtë anë, edhe ajo bani aksident e shkojë”, ka thënë Sopaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat