Mesazhi nga Moska: “Serbë, Rusia është me ju”

Lajme

Mesazhi nga Moska: “Serbë, Rusia është me ju”

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 14:06
Aleksander Vuçiq dhe Putini

Në deklaratën e fundit nga Kremlini, nga rezidenca e presidentit rus, Vladimir Putin, bëhet thirrje “për mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë me një rezolutë të posaçme”.

Sipas mediave ruse, “tensionet në Kosovë kanë marrë valë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të detyruar serbët nga Kosova të pranojnë targat dhe dokumentet personale të Kosovës, gjë që ka sjellë barrikada në “vendkalimet administrative”.

‘Rusia qëndron plotësisht pranë Serbisë në mosmarrëveshjen me Republikën e Kosovës dhe insiston se të drejtat e serbëve duhet të garantohen me një rezolutë për këtë konflikt’, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

‘Ne qëndrojmë pranë serbëve që jetojnë në Kosovë. Besojmë se kërkesat e autoriteteve të Prishtinës janë plotësisht të justifikuara’, shtoi Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se Moska beson se vendet perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përdorin të gjithë ndikimin e tyre për të paralajmëruar autoritetet në krahinë që të mos ndërmarrin asnjë hap të pamatur që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

‘Ne mbështesim qëndrimin paqësor, konstruktiv të Beogradit në atë kontekst, thirrjet për paqe të bëra nga Presidenti i Serbisë’, tha Peskov

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat