Rinis pajisja me dokumente personale për qytetarët

Lajme

Rinis pajisja me dokumente personale për qytetarët

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Agjencia e Regjistrimit Civil njofton sot të gjithë qytetarët e Kosovës se nga e hëna, datë 1 gusht 2022, ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët.

Pas angazhimit treditorë të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil

janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat