Mediet kroate e quajnë Dritan Abazoviçin kryeministër pro-serb

Lajme

Mediet kroate e quajnë Dritan Abazoviçin kryeministër pro-serb

Nga: F.B. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 13:40
Dritan Abazoviç

Gazeta serbe “Alo” shkruan se kroatët qartë janë shkallëmuar, duke treguar se janë të “qorruar” nga urrejtja e çdo gjë serbe, këtë e thanë pas shkrimit në mediet kroate që e quajnë Dritan Abazoviçin kryeministër pro-serb që në mënyrë të fshehtë nënshkroi marrëveshjen me SPV, transmeton “Bota Sot”.

Marrëveshje bazë e nënshkruar dje nga kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe patriarkut serb të Kishë Ortodokse Serbe Porfirije, është kilikuar nga medie malazeze por edhe mediet tjera në rajon.

Sa urrejtje ndaj serbëve ka në Kroaci, flet më së miri raportimi i RTL kroat të cilit i pengon Kisha Ortodokse Serbe e cila ka arritur marrëveshje të njëjtë me atë që Mali i Zi e ka me Kishën rimo-katolike.

Komentet e shumta lidhur me këtë njoftim të mediumit kroat kanë nxitur shumë reagime në opinionin serb.

Ndërkohë që pasojat e para të arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit malazez dhe patriarkut të SPC Porfirije, pas dorëheqjes së shefit të policisë kufitare malazeze, mund të jetë edhe votimi i votëbesimit të qeverisë përkatësisht humbja e mbështetjes së qeverisë Abazoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat