63 persona vdiqën në aksidente këtë vit

Lajme

63 persona vdiqën në aksidente këtë vit

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Gjatë periudhës janar-korrik, në Kosovë kanë ndodhur 11 mijë e 551 aksidente gjithsej. Në një përgjigje me shkrim për media, Policia e Kosovës ka thënë se si pasojë e këtyre aksidenteve 63 persona kanë vdekur.

Për dallim prej 2022-tës, në periudhën e njëjtë në vitin paraprak janë shënuar më pak aksidente trafiku, por më i madh ka qenë numri i të vdekurve.

11 mijë e 418 aksidente kanë ndodhur gjatë 7 muajve të parë të vitit 2021, derisa 65 persona kanë vdekur.

E për parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës, ka shqiptuar gjoba.

Sipas Policisë gjatë periudhës kohore janar-korrik në vitin 2022 janë shqiptuar 379 mijë e 884 gjoba.

“Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat