Christopher Hill: Më 1 shtator, më shumë mundësi për përparim sesa për konflikt

Lajme

Christopher Hill: Më 1 shtator, më shumë mundësi për përparim sesa për konflikt

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:53
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve tha se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, të cilët kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE-ja në dialog, duhet të bëjnë më shumë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese dhe shtoi se sinqerisht mendon se ka një mundësi për përparim real në dialog sesa për një konflikt të ri më 1 shtator.

“Serbia ka një qëndrim të ndryshëm nga partnerët e saj evropianë, por mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi në çështjet për të cilat jemi dakord dhe të përpiqemi të ecim përpara së bashku”, thotë ambasadori Hill.

Hill tha këtë në përgjigje të një prej afro 400 pyetjeve dhe komenteve në Twitter dhe Facebook nga qytetarët, të cilët pyesnin nëse ekzistonte mundësia e një konflikti tjetër në vijën administrative më 1 shtator (për marrëveshjen e targave), dhe nëse përgjigja është po, a po përgatitet ambasada për një skenar të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat