​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 19 gusht

Lajme

​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 19 gusht

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 gusht do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2022, ku do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat