Lajm i hidhur: Vdes ish-ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së

Lajme

Lajm i hidhur: Vdes ish-ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:19
Lendita Xhemajli Fejzullahu

Ka vdekur në moshë mjaft të re, Lendita Xhemajli Fejzullahu.

E ndjera kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte kishte veshur edhe uniformën e FSK-së.

Ajo kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte nënshtruar edhe disa operimeve në shtetin e Turqisë.

Ish luftëtarja e UÇK-së nga fshati Izbicë ka qenë e martuar poashtu me një ushtar nga Bajgora e Mitrovicës, Hasim Fejzullahu, me të cilin kanë edhe një fëmijë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë bashkëshorti i tij përmes një postimi.

Postimi i plotë:

Sot me datën 13.08.2022 ndërroi jetë bashkëshortja ime Lendita Fejzullahu Xhemajli. Pas një sëmundje të rëndë, ishalla na takon Zoti në Xhenet.

Për varrim ju njoftojmë me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat