Kush është ndërmjetësi i heshtur i bisedimeve Kosovë -Serbi sipas Albin Kurtit?

Lajme

Kush është ndërmjetësi i heshtur i bisedimeve Kosovë -Serbi sipas Albin Kurtit?

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:13
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për BBC-në në serbisht tha se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është ndërmjetësi i heshtur i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kryeministri Kurti ka komentuar deklaratën e Hill se Kosova duhet të flasë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. 

Shefi i qeverisë kosovare është shprehur se e njeh Hillin prej 24 vjetëve dhe se diplomati amerikan s’do të fliste për themelimin e Asociacionit para se të kërkonte Serbia.

“Me vërejtjen se edhe Christopher Hill, ambasadori amerikan në Beograd, kërkoi të flitet për AKS-në, Kurti fillimisht do të kujtojë me buzëqeshje se Hillin e njeh prej 24 vitesh për shkak të përvojës së pasur të diplomatit amerikan, i cili ka qenë i përfshirë në çështjet e marrëdhënieve ballkanike prej shumë vitesh”, shkruan BBC.

“Hill është një ndërmjetës i heshtur midis Serbisë dhe Kosovës, kështu që ai nuk do të thoshte diçka të tillë para se Beogradi ta kërkonte atë”, i ka thënë Kurti BBC-së në gjuhën serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat