Escobar dhe Lajçak takim së bashku: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun

Lajme

Escobar dhe Lajçak takim së bashku: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 00:20
Foto nga takimi

I Dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë darkuar së bashku pas takimeve që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka shpërndarë fotografinë nga taksimi i tyre, derisa sllovaku ka shprehur falënderim për mbështetjen e Amerikës ndaj procesit të dialogut të cilin e ndërmjetëson BE-ja.

“Tejet i nderuar për ta mirëpritur mikun tim të çmuar dhe kolegun Gabriel Escobar sot në Bruksel.

Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të pamasë të ShBA-së dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për të bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat