Rritet çmimi, një komplet vezë gati 5 euro

Lajme

Rritet çmimi, një komplet vezë gati 5 euro

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:31
Rritje e çmimit në një dyqan të Ferizajt

Rritja e çmimit të produkteve ushqimore vazhdimisht po shqetëson qytetarët të cilët edhe po ankohen. Së fundi në Ferizaj, një qytetarë është ankuar për rritjen e çmimit të vezëve i cili ka arritur vlerën gati në 5 euro.

Mediaka siguruar foto ku shihet se 30 copë të vezëve kanë çmimin 4,59 euro.

Sipas informatave, bëhet e ditur se kjo rritje e çmimit ka ndodhur në një dyqan të Ferizajt.

Image
Çmimi i vezëve

Kujtojmë se rritja e çmimeve në vendin tonë, nuk ka arritur vetëm në produktet ushqimore, por edhe në fusha tjera të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat