Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj?

Lajme

Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj?

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 18:46
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar

Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak, dhe amerikani Gabriel Escobar, siç mëson media nga një burim i lartë i saj, në takimet e tyre me krerët institucioanlë kanë pasur një kërkesë specifike.

‘Kanë kërkuar të shtyhet zbatimi i reciprocitetit edhe për tre muaj të tjerë’, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti për klankosovën.

Kujtojmë që gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë pati agjendë të ngjeshur takimesh e vizitash të ndërkombëtarëve, ku pjesë e këtij misioni të Miroslav Lajçak qe edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar në prononcimin e tij për media pas takimit që pati me krerët institucionalë kosovarë dhe opozitën kosovare, u shpreh se kanë pranuar garanci që janë kundër përshkallëzimit të situatës më 1 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat