Petkoviqit i ndalohet për herën e 10-të hyrja në Kosovë

Lajme

Petkoviqit i ndalohet për herën e 10-të hyrja në Kosovë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 10:31
Petar Petkoviqi

E ashtuquajtura zyrë “për Kosovën” në qeverinë serbe bëri të ditur se të vetëquajturit drejtor të këtij “institucioni”, Petar Petkoviqit, i është ndaluar sërish hyrja në Kosovë.

Kjo është e dhjeta herë brenda vitit 2022, thotë kjo zyre, derisa ndalimin e tij e quan “arbitraritet dhe demonstrim të forcës”.

“Kjo është shkelje brutale e marrëveshjes për lëvizjen e lirë të zyrtarëve, e cila parasheh procedurë për përthjeshtuar për vizitat e kryenegociatorëve”, shkruan në njoftimin e kësaj “zyre”.

Petkoviq, sipas njoftimit, do të merrte pjesë në një ngjarje fetare në manastirin e patriarkanës së Pejës, ku do të instalohej si kryepeshkop patriarku serb Porfirije, shkruan reporteri.

Përveç deklaratave të Petkoviqit, si nxitje e urrejtjes ndëretnike dhe propagandës, edhe Porfirije në entitetin serb të Bosnjës kohëve të fundit u bë brum për debat të ashpër kur tha se “kufijtë janë artificialë”, kështu duke aluduar në rishkrimin e kufijëve në Ballkan.

Petkoviq tha se do të informojë Brukselin si garantues të marrëveshjes për lëvizje të lirë të zyrtarëve për ndalesën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat