Vulin: Perëndimi kur inkurajon bashkimin e shqiptarëve s’duhet t’ua mohojë atë edhe serbëve

Lajme

Vulin: Perëndimi kur inkurajon bashkimin e shqiptarëve s’duhet t’ua mohojë atë edhe serbëve

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 13:18
Aleksandër Vulin

Tashmë shef i Shërbimit Sekret Informativ serb, por assesi të ndalet të komentojë projekte madhore “unfikimi kombesh”.

Aleksandër Vulin, ish-ministër i brendshëm serb, duke folur për televizionin propagandistik “Tv Pink” tha se Perëndimi inkurajon bashkimin e shqiptarëve derisa këtë gjë ua mohon serbëve.

“Serbët e bashkuar janë të vetmët garantues që shqiptarët e bashkuar të mos shpërndahen në zona ku nuk jetojnë. Procesi i bashkimit të shqiptarëve është i mundur vetëm nëse çështja e kombëtare e serbëve zgjidhet në mënyrë të njëjtë”, ka thënë Vulin.

“Perëndimi, i cili haptazi inkurajon bashkimin e shqiptarëve, duhet të ndihmojë ose të mos e pengojë bashkimin e serbëve. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve s’duhet t’u mohohet serbëve”, ka vazhduar ai.

Në këtë kontekst, ai vazhdoi me mantrën e tij eufemistike të Serbisë së Madhe të Sllobodan Millosheviçit, të ashtuquajturën “botë serbe”, gjë që sipas tij, “është detyra themelore e kësaj gjenerate politikanësh serbë”.

Vulin, rëndom shihet si ventrilokist i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që u jep zë ideve të këtij të fundit në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare të paraqitet si më i moderuar, dhe që ato ide të mund të thotë se janë të Vulinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat