Bashkatdhetarit nga Amerika i vidhen stoli të arit në vlerë prej 39 mijë eurosh

Lajme

Bashkatdhetarit nga Amerika i vidhen stoli të arit në vlerë prej 39 mijë eurosh

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 09:24
Ilustrim

Shtëpia e një bashkatdhetarit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë cak i hajnave.

Rasti ka ndodhur në fshatin Begracë të komunës së Kaçanikut.

Atij i janë vjedhur stoli të arit në vlerë prej 39 mijë eurosh.

Kështu deklaroi Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Një pistoletë, stoli ari dhe ora dore. 39 mijë euro vlera sipas ankuesit”, tha Veseli.

Veseli tha se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat