Në heshtje ‘fluturon vaji’, për një ditë çmimi shkon mbi 3 euro

Lajme

Në heshtje ‘fluturon vaji’, për një ditë çmimi shkon mbi 3 euro

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:00
Vaji

Çmimi i vajti ka pësuar rritje gjatë ditës së sotme ( e hënë 12.12.2022). Për një ditë çmimi është rritur për 0.83 cent.

Aktualisht në markete tona vaji që prodhohet në Kosovë “Floil” ka arritur çmimin 3.15 brenda ditës.

Të dielën dhe gjatë javës së kaluar çmimi i vajit ka qenë 2.32. Kështu është e raportuar edhe tek Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, sipas disa fotove të bëra sot në marketet vendore çmimi ka shkuar në 3,15.

Po ashtu rritje ka pësuar edhe qumështi. Gjatë ditës është rritur për 9 cent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat