Daçiç: Serbia e përkushtuar të bashkëpunojë me UNMIK-un

Lajme

Daçiç: Serbia e përkushtuar të bashkëpunojë me UNMIK-un

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:21
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç dhe Shefja e UNMIK-ut, Karoline Zijade

Si mision UNMIK-ut ka kohë që i ka skaduar koha dhe çështja e shuarjes së tij është kërkesë jo vetëm e Kosovës, por edhe e tre Anëtarëve të Përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Megjithatë, në një bisedë telefonike me Shefen e misionit të tejskaduar të UNMIK-ut, Karolina Zijade, kryediplomati serb, Ivica Daçiç, vlerëson se vazhdimi i ekzistencës së këtij misioni në Kosovë përbën “ruajtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, shefja e misionit të shpenzuar të UNMIK-ut “e falënderoi Serbinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e hapur me misionin e UNMIK-ut”.

Daçiç është shprehur se për Serbinë, “OKB është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare në kontekstin e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit”, derisa shtoi se Serbia “është e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me UNMIK-un”.

Mes tjerash, kryediplomati serb tha se janë të përkushtuar “për arritjen e zjidhjeve përmes kompromisit, për shumë çështje jetike në Kosovë” duke kërkuar edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

UNMIK-u vazhdon të mbetet për shkak se Federata Ruse dhe Kina vazhdojnë të insistojnë në Rezolutën 12/44 të vitit 1999, pavarësisht thirrjeve të çdogjashtëmuajshme për shuarjen e saj.

ShBA dhe MB, në raportimin e fundit të këtij misioni në Këshill të Sigurimit e kanë quajtur “shpenzim kot parashë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat