Prifti nga Gjakova komenton Big Brother-in: Program i degjeneruar dhe i dëmshëm

Lajme

Prifti nga Gjakova komenton Big Brother-in: Program i degjeneruar dhe i dëmshëm

Më: 22 janar 2023 Në ora: 10:05
Prifti nga Gjakova, Don Dominik Kukeli

Prifti nga Gjakova, Don Dominik Kukeli, përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, ka komentuar realityshow-n që ndiqet me të madhe nga shqiptarët, Big Brother. 

Sipas Kukelit “Big Brother” është program i dëmshëm e i degjeneruar në aspektin moral. 

“Program më të dëmshëm (më të degjeneruar) në aspektin moral dhe edukues se Big Brother, nuk ka” – shkroi Kukeli. 

Image
Postimi i priftit nga Gjakova, Don Dominik Kukeli

Big Brother, kohët e fundit është bërë një nga programet me të shikuara si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke u bërë shpesh edhe pre e kritikave të shumta për përmbajtjen e mesazhet që përçon në shoqëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat