Themeluesi dhe ish kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Dragoljub Miçunoviç ka vlerësuar se pas “shëtitjes” në Lindjen e Afërme për ShBA radha erdhi te Kosova – Roli i Rusisë ndryshon nëse nuk ekziston problemi i Kosovës posaçërisht në rastin e luftës që bëhet në Ukrainë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.
Gjërat dhe roli i Rusisë karshi konfliktit që po zhvillohet në Ukrainë ndryshon shumë sikur mos të ishte problemi i Kosovës.
"Sepse Rusia si anëtare e OKB me të drejt të vetos mund të pamundësoj pavarësinë e Kosovës, përkatësisht hyrjen e saj në OKB“, ka thënë ai për “Politika”.
Ai përkujtoi se nga ana tjetër Rusia mund të thirret edhe në rezolutën e cila u miratua me rastin e zgjidhjes së përkohshme të statusit të Kosovës.
"Kjo është ajo rezoluta 1244, ai protektorati që tash po dëshirohet të shndërrohet në diçka reale dhe me atë përfundon i gjithë tregimi“, tha Miçunoviç.
Miçunoviç ka thënë se për ShBA, pas „shëtitjes“ nëpër Lindjen e Afërme çështja e Kosovës ka ardhur në rend dhe si shprehet ai, kjo “tash i përgjigjet për shkak të luftës në Ukrainës”.