Bërnabiq flet pas fjalimit të Vuçiqit për Kosovën

Lajme

Bërnabiq flet pas fjalimit të Vuçiqit për Kosovën

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:43
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, ka folur pas fjalimit të presindetit serb.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se fjalimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në parlament ku foli për Kosovën ishte i përgjegjshëm dhe historik.

“Shpresoj me gjithë zemër, për hir të Serbisë, e mbi të gjitha për hir të brezave të ardhshëm, që në Kuvendin Popullor, përveç atyre që janë të papërgjegjshëm, tejet arrogantë dhe të paskrupullt, të ketë edhe deputetë nga radhët e opozita që ka dashur dhe ka mundur të dëgjojë prezantimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për gjendjen dhe situatën në Kosovë”, ka shkruar Bërnabiq në rrjetin social Twitter, raporton Tanjug.

Ajo theksoi se fjalimi i presidentit të Serbisë ishte “i zgjuar dhe i menduar, i përgjegjshëm dhe historik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat