Stuhi bore në Kullë – vendkalimin kufitar me Malin e Zi

Lajme

Stuhi bore në Kullë – vendkalimin kufitar me Malin e Zi

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Stuhi të fuqishme me reshje bore kanë përfshirë sot gjatë ditës disa zona në vendin tonë.

Në një video të siguruar nga Telegrafi, shihet një stuhi bore që ka kapluar zonën te pika kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, në Kullë.

Ndryshe, sot pas mesditës erëra të forta kanë përfshirë zonat e Ferizajt, Prishtinës, Mitrovicës, Pejës dhe Podujevës.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se edhe gjatë orëve të mbrëmjes mund të ketë erëra të forta në Istog, Klinë e Pejë dhe në veri të vendit.

“Reshjet do të jenë të intensitetit të ndryshueshëm, jo në gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu, pastaj do të ketë ulje të temperaturave të cilat më pas do të përcillen me reshje bore… Konkretisht erërat jo edhe aq të forta do të jenë në Istog dhe Klinë, Pejë. Erërat do të jenë mbi 10 m/s”, ka thënë Aliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat