Hill: Zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme për Serbinë që të anëtarësohet në BE

Lajme

Hill: Zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme për Serbinë që të anëtarësohet në BE

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 23:38
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se negociatorët evropianë dhe amerikanë duan formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme që Serbia t’i përkushtohet detyrës së saj qendrore për t’u përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke u përkushtuar ndaj një sërë parimesh të përbashkëta të BE-së”, ka thënë Hill.

Ai foli edhe për faktin se Serbia duhet të bëjë atë që është në interesin e saj, pra t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“E keqja duhet të kundërshtohet dhe Bashkimi Evropian po e bën këtë”, ka sqaruar Hill.

“Serbia i kundërshtoi sanksionet për një kohë të gjatë dhe të gjithë e kuptuan mesazhin e saj, por edhe pse për çdo gjë ka një moment dhe një kohë, ajo kohë tani po mbaron”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat