Zaharova kërkon asociacion me kompetenca ekzekutive

Lajme

Zaharova kërkon asociacion me kompetenca ekzekutive

Nga: F.B. Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 09:11
Maria Zaharova

Qëllimi i Uashingtonit dhe Brukselit në raportet me Serbinë është thyerja e vullnetit të udhëheqjes serbe dhe detyrimi që të i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

E dimë sa është qëndrueshmëria e Beogradit për vazhdimin e bashkëpunimit me ne- natyrisht në interes të shtetit të vetë, që janë nën presionin më të rëndë nga Brukseli e Uashingtoni dhe miqtë e tyre për të futur Serbinë në frontin e tyre kundër rus. Qëllimi i tyre i vërtetë nuk është “stabilizimi” i rajonit, por thyerja e vullnetit të udhëheqjes serbe dhe detyrimi të bashkohen me sanksionet ndaj Rusisë, ka kumtuar ajo.

Zaharova i ka quajtur spekulime fjalët se Rusia po bënë preison mbi Beogradin, duke shtuar se perëndimi në bashkëpunimin mes Moskës edhe Beogradit “pa bazë projekton stilin perëndimor të përthyerjes së dorës".

Ajo theksoi se politika ruse ndaj Serbisë, për shumë vite është nën presionin kolektiv të perëndimit, e cila dëshiron të bëjë politikë të pavarur, mbetet e pandryshuar dhe nuk pëson ndryshime, sado dramatike të jenë ndryshimet dhe rrethanat në punët ndërkombëtare.

Zaharova kërkoi përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Mbështesim Beogradin që angazhohet për integritetin territorial dhe sovranitetin e pjesës së saj – krahinës së Kosovës. Insistojmë që problemi i Kosovës si kçe për serbët të zgjidhet bazuar në drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e OKB-së” – ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat