Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e ku është edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurit, ka pasur disa takime, përfshirë një me sekretarin amerikan Anthony Blinken.
Në Gjermani, Vuçiqi ka folur pas takimit me Josep Borrellin, kryediplomatin e Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, ai ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Bruksel për një takim në nivel të lartë, siç është paralajmëruar të mbahet më 27 shkurt.
"Unë deklarova se jam gati, por le të dihet se për çfarë do të bisedohet. Serbia është gati të bëjë gjithçka që duhet të bëjë, por ju e dini sekuencën e lëvizjeve.” – tha Vuçiq, transmeton Informeri, gazetë e afërt me regjimin e Serbisë.
“Duke e njohur Kurtin e Prishtinën, unë nuk jam optimist” – vazhdoi ai.