Deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën, presidentja greke pritet në Serbi nga Bërnabiq

Lajme

Deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën, presidentja greke pritet në Serbi nga Bërnabiq

Më: 27 mars 2023 Në ora: 19:16
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në prag të vizitës së saj në Serbi dha disa deklarata në lidhje me Kosovën, ku bëri të ditur se qëndrimi i vendit të saj për mosnjohje nuk ka ndryshuar.

“...Greqia përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës... ndjek një politikë konstruktive në raport me Kosovën, e cila (politikë) synon të forcojë stabilitetin...” – ishte shprehur ajo më herët, ndërsa tani Kosovo Online, raporton se Sakelaropoulou ka arritur në Serbi.

Mësohet se vizita e saj në Serbi do të zgjasë deri më 29 mars, ndërsa bëhet e ditur se ajo fillimisht është pritur nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kurse nesër do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se së fundmi, Beogradin e kishte vizituar edhe kryediplomati grek Nikos Dendias – që para dhjetë ditëve kishte drekuar në atmosferë të përzemërt me kryeministrin Kurti – dhe kishte përsëritur qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat