Në çfarë mënyre Putin mund t’i “hakmerret” Vuçiqit?

Lajme

Në çfarë mënyre Putin mund t’i “hakmerret” Vuçiqit?

Nga: F. B. Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:10
Aleksander Vuçiq dhe Putini

Drejtori i Qendrës për rajonalizim Aleksandar Popiv në intervistën për “Danas” duke fol rreth situatës aktuale politike si janë Kosova, zgjedhjet në Malin e Zi dhe raportet mes Rusisë dhe Serbisë në dritën vendosjes potenciale të sanksioneve, deklaroi se “Putin mund të hakmerret ndaj Vuçiqit përmes luftës hibride, mbështetjes së djathtistëve dhe tregimit për vagnerët, shkruan “Nova”, transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar debatin dhe polemikat pro e kundër të vendosjes së sanksioneve dhe deklaratën e ministrit të jashtëm Daçiq se “Serbia do të i vendos sanksione Rusisë vetëm pasi qytetarët e vendit nuk mund të përballojnë dëmet ndaj ekonomisë sonë”, Popov tha se kjo dëshmon se disa gjëra po zhvillohen prapa perdeve.

“Daçiq ka paralajmëruar se nëse vjen deri tek situata e papërballueshme, Serbia do detyrohet të bëjë atë hap...vendosjen e sanksioneve. Është e mundshme se disa gjëra po ndodhin prapa perdeve, por tash për tash Rusia nuk dëshiron të humb aleatin e vetëm në Ballkan”, tha ai.

Në pyetjen nëse kjo ndodh, në çfarë mënyre Rusia mundet të “hakmerret” ndaj Vuçiqit, ai tha se ka disa mënyra, lufta hibride, vagnerët dhe djathtistët.

“Kemi luftë hibride, që të minohet sistemi në mënyra tjera. Tregimi për grupin vagner, mbështetja e ekstremizmit të djathtë....e kemi pa si ndodhi në Malin e Zi në vitin 2016”.

Por sipas tij “sikur ne që kemi hezituar gjatë në këtë, edhe ata nuk do veprojnë shpejtë, nëse vendosim sanksione, nuk besoj se reagimi do jetë i ashpër, ata kanë treguar mirëkuptim edhe për votimin e Serbisë në OKB. Për një kohë nuk di hapin front ndaj Serbisë, do llogarisin në forca tjera brenda Serbisë dhe të tillë ka edhe në opozitën qytetare edhe më shumë në atë nacionaliste dhe pro-ruse“, tha Popov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat