Kallëzim penal për Vuçiqin nga deputetët e katër subjekteve të përfaqësuara në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Kallëzim penal për Vuçiqin nga deputetët e katër subjekteve të përfaqësuara në Kuvendin e Serbisë

Nga: F. B. Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:19
Aleksander Vuçiq

Përfaqësues nga DSS e re, POKS, Zavetnik dhe Dveri ka dorëzuar kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Prokurorinë e Lartë në Beograd për shkka tradhtisë përkatësisht pranimit të planit evropian për Kosovën, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ditë më parë ata patën paralajmëruar se do të padisin presidentin Vuçiq për tradhti në rastin e pranimit të marrëveshjes franko-gjermane përkatësisht evropiane në Bruksel dhe Ohër dhe këtë e kanë realizuar me dorëzimin e saj.

Me rastin e dorëzimit të padisë, ata kanë deklaruar se kjo bëhet për shkak të tradhtisë së tij, andaj Vuçiq duhet të jap dorëheqje dhe të ju hap rrugë zgjedhjeve të reja në vend.

Kreu i Dveri Boshko Obradoviç ka deklaruar në emrin e këtij grupi nga katër subjekte politike pjesë e përbërjes aktuale të Kuvendit të Serbisë, përkatësisht të 28 deputetëve të kësaj përbërje, që deri tash e kanë nënshkruar padinë se kjo bëhet për shkak pranimit të planit franko-gjerman.

Obradoviç ka shtuar se nëse në Serbi nuk ka më medie të lira, as debate parlamentare për çështje madhore, as prokurori të pavarur dhe gjykata të pavarura dhe nëse presidenti i Serbisë dhe kreu i qeverisë nuk japin dorëheqje – zgjidhja e vetme mbetet organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat