"Aleksandar Vuçiq sa më larg që udhëton është më paturp i drejtohet opozitës, trimërohet, duke u fut në besëtytni duke më apostrofuar nga udhëtimet jashtë. Patriarku duhet të kujdeset për te, sepse diçka është lëkundur ortodoksia e Vuçiqit”, tha Zdravko Ponosh lider i Lëvizjes Zemra për “Danas”, duke reaguar në Vuçiqin se atë nuk mund t mundin si në Malin e Zi, sepse truri i rivalëve të tij është errësuar, transmetojnë “Nova” dhe “Bota Sot”.
Ponosh theksoi se është i pakuptimtë observimi i Vuçiq se opozita e urren, të paktën jo ai.
“Nuk e urrej, urrejtja është emocion të cilin e mbaj larg nga vetja, por ndjej keqardhje kur nga vetja e bënë të marrin dhe kjo po i ndodhë gjithnjë më shpesh edhe kur është esëll. Fakti se sipas Kushtetutës përfaqëson vendin dhe në secilën deklaratë i bënë dëm imazhit të saj jashtë. E mos të flasim për situata kur del kashtë kompetencave të veta kushtetuese dhe heqja dorë nga Kosova dhe të gjitha këto duke u përpjek të bart përgjegjësinë për atë që ka vepruar”, tha ai.
Do ishte mirë shtoi ai, që dikush afër tij të ja tërheq vërejtjen dhe të ketë kujdes me alkoolin.
“Nuk di me pi, disa shefa të shteteve ishin sharmant edhe kur pinin, disa ishin lëndë e degradimit si dikur Jelcin. Ai i ngjan Jelcinit, por për dallim nga Vuçiq, ai pinte së pari, pastaj valëvitej e vallëzonte, e Vuçiq u përpoq të vallëzonte esëll e dështoi. Të dy do mbahen mend me histori të njëjtë – periudhë dobësimi të shtetit, korrupsion, krim edhe humbje të imazhit ndërkombëtare”, tha lideri i Lëvizjes Zemra.
Lidhur me deklaratën e Vuçiq rreth pasardhësit të vetë do jetë dikush që di të udhëheq me Serbinë, Ponosh tha se nuk mundet nën hijen e tij të rritet asgjë.
“Ai nuk ia del të krijoj ambient në partinë e tij e le të profilizoj numrin 2 apo 3, askush nuk mund të rritet nën hijen e tij”, tha Ponosh.