​Vitia takoi kryetaren e FSSHK-së, së shpejti nis dialogu social për kontratën kolektive

Lajme

​Vitia takoi kryetaren e FSSHK-së, së shpejti nis dialogu social për kontratën kolektive

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:53
Foto nga vendngjarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.

Në këtë takim, siç informoi MSh, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.

“Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit.”, u bë e ditur në komunikatë.

Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtojë me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat