Dalin pamjet nga organizimi i mbrëmshëm i serbëve nga Kosova për të shkuar në tubimin e Vuçiqit

Lajme

Dalin pamjet nga organizimi i mbrëmshëm i serbëve nga Kosova për të shkuar në tubimin e Vuçiqit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 10:54
Pamjet janë publikuar nga Radio Evropa e Lirë

Dhjetëra autobusë u nisën pas mesnate nga stacioni i autobusëve në Mitrovicën e Veriut për në Beograd, kryesisht me punonjës të institucioneve publike, të financuar nga Republika e Serbisë.

Ata do të marrin pjesë në një protestë të organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten në Beograd.

Ai ka vendosur të organizojë një tubim, të cilin e ka paralajmëruar si më të madhin në historinë serbe, e në të cilin do të flasë edhe vetë.

Image
Pamjet janë publikuar nga Radio Evropa e Lirë

Ndërkaq, një grup tjetër i përbërë prej 13 të rinjsh serbë nga vendbanime të ndryshme të Kosovës, ditë më parë është nisur në këmbë drejt Beogradit dhe mbrëmë janë pritur nga Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat