62 aktakuza kundër 66 personave, për vepra të ndryshme penale

Lajme

62 aktakuza kundër 66 personave, për vepra të ndryshme penale

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë (7) propozime për caktim të masave edukative ndaj shtatë (7) personave (të mitur), të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit,ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë parashtruar shtatë (7) propozime kundër shtatë (7) personave (të mitur) për shqiptimin e masave edukative.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat