Intelektualët serbë publikuan një apel për paqe

Lajme

Intelektualët serbë publikuan një apel për paqe

Nga: F. B. Më: 5 qershor 2023 Në ora: 09:42
Pamje nga veriu

Serbët edhe sot janë tubuar para ndërtesave komunale në veri, si protestë kundër kryetarëve të zgjedhur, ndërkohë që KFOR-i dhe policia e Kosovës ndodhen pranë objekteve, në protestë vijnë të punësuarit që nënshkruhen në libër, ndërsa dje u njoftua se 160 intelektual serb kanë nënshkruar apelin për paqe, njofton “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Me nënshkrim rë pranisë tek telat gjembor para ushtarëve të KFOR-it në Zveçan edhe sot për herë të dhjetë ka tubim në kohën e fillimit të punës së rregullt, por që ju pamundësohet hyrja në zyre, që po mbahen të bllokuara nga policia, shkruan RTS.

Serbët e tubuar vazhdojnë të kërkojnë që kryetarët e zgjedhur mos të hyjnë në ndërtesa, të braktisen ndërtesat komunale nga policia dhe të lirohen të arrestuarit nga ngjarjet në Zveçan Radosh Petroviç dhe Dushan Obrenoviç.

Dje u njoftuar se mbi 160 intelektual serb nga të gjitha viset e Kosovës kanë kërkuar përmes një apeli për paqe që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarr masa që të ndalet përshkallëzimi i situatës së dhunës dhe të krijohen kushte për paqe.

Si dihet nga e premtja e kaluar ka pas tensionim në komunat në veri, pas vendimit që kryetarët e zgjedhur të shkojnë në objektet komunale dhe tubimeve pas të cilave policia mori ndërtesat, shkruan “RTS”.

Bahskësia ndërkombëtare ka kërkuar qetësimin  e situatës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri, pjesëmarrjen e serbëve në to dhe themelimin e asociacionit, për këtë arsye sot e nesër në Prishtinë e Beograd do qëndrojnë të dërguarit amerikan e evropian Eskobar e Lajçak.

RTS përmend rekomandimin e Shtëpisë së Bardhë që kryteraët të kryejnë detyrat në objekte alternative, ndërsa Beogradi të tërheq gatishmërinë e ushtrisë dhe tërheqjen e saj nga vija kufitare.

Po ashtu përmendet deklarata e komandantit të KFOR-it Ristuçi se “misioni i NATO-s nuk mund të shfrytëzohet si ombrellë për aksione të njëanshme”, duke kritikuar për këtë Kurtin, sepse sipas Rsituçi pa ndërhyrjen e KFOR-it veriu do shndërrohej në “arenë përleshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat